NDERHYRJET NE MERKATEN E MISHIT NE ZONEN E RUSIT

Bashkia Shkoder, bashke me institucionin ne varesi te saj, ndermarrja ujesjelles-kanalizime, prej 3 ditesh ka nisur punimet per rikonstruksionin e merkates se mishit ne zonen e Rusit. Nje nderhyrje e nevojshme pas mbylljes se ketij tregu nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit Shkoder. Drejtori i ndermarrjes se ujesjellesit Shkoder, Mark Molla, thote se po punohet ne sistemimin e ujerave te zeza, ujerave te shiut dhe te ujesjellesit per ti ardhur ne ndihme tregtareve. Gjithashtu po behen edhe banjot funksionale brenda te gjitha kushteve.

Gjithsesi, ende nuk ka nje date te sakte kur do te kryejne punimet.

Punimet restauruese ne kete objekt kane qene te domosdoshme dhe kane ardhur si nevoje e rikthimit te objektit ne funksion ne gjendje te permiresuar per tregtaret dhe bleresit. Ne kete proces, per rikthimin ne funksion optimal, per linjat elektrike po ndihmon edhe OSHEE Shkoder.

Lexoni dhe kete

FARMACISTET NE SHKODER NE PROTESTE

Farmacistët në disa qytete të vendit kanë mbyllur dyert në shenjë proteste në lidhje me …