“NDERI I QARKUT SHKODER” PER 8 MARTIRE TE MALESISE SE MADHE

Një aktivitet është organizuar këtë të shtunë në Shkodër, në përkujtim të 8 martirëve të atdheut në fshatin Zagorë të Malësisë së Madhe. Për Rrok Kanto Marashin, Pjetër Marashin, Fran Pjetër Marashin, Pjetër Zef Çulaj, Ndrek Pjetër Çulaj, Martin Fran Papaj, Prekë Lek Rushaj dhe Pashko Lek Rushaj iu dorëzuar titulli “Nderi i Qarkut Shkodër” pas vdekjes. Kryetari i Shoqatës së trashëgimtarëve e të pushkatuarve prej diktaturës komuniste në Malësi të Madhe, Ndoc Çulaj tha se të gjitha krimet kanë autor, por shumë shoqata për hatër të partisë kanë mbyllur njërin sy dhe njërin vesh.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë familjarë dhe të afërm të këtyre 8 martirëve që u persekutuan nga regjimi komunist i asaj kohe.

Lexoni dhe kete

LIBER BIOGRAFIK KUSHTUAR PROFESOR AHMET OSJA

“Ahmet Osja, mjeshter i madh, 80 vite jetë, punë dhe krijimtari” është libri biografik kushtuar …