NDEROHEN MË TË MIRËT E HISTORISË SË VOLEJBOLLIT SHKODRAN

Aktivitetet në kuadrin e 100 Vjetorit të krijimit të shoqnisë Vllaznia kanë vijuar më tej me organizimin e rradhës nga Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia. Këtë herë ka qenë rradha e sportit të volejbollit për të nderuar e vlerësuar ata që kanë shkruar historinë e këtij sporti në këtë klub. Në pritjen e bërë në zyrën e saj, kryebashkiakja Voltana Ademi I ka falenderuar të gjithë ata për kontributin e dhënë për këtë qytet dhe për këtë klub.

Ndërkohë më tej është vijuar me nderimet me “Mirënjohje” ku tek femrat janë vlerësuar sportistet Hyrije Shkembi, Bukurije Alibali, Çiljeta Toska, Alda Kaçurri, Nora Deda, Valbona Quku, Fausta Toska, Kristina Nikolli, Klavia Peteza dhe Shqipe Molla.

Nderkohe eshte vleresuar si trajneri me i mire Vehbi Sulejmani.Tek meshkujt nderkohe me “Mirenjohje” jane vleresuar Ali Bushati, Luigjino Mjeda, Mark Kroqi, Gjon Çoba, Besnik Lisha, Anton Qafarena, Irfan Boriçi, Viktor Jubani, Aleksander Leqejza dhe Ditmir Rrashketa nderkohe qe si trajneret me te mire jane vleresuar Mark Grimci dhe Artan Kalaja. Disa nga të nderuarit kanë shprehur emocionet e tyre për vlerësimin që iu bë.

Aktivitetet për 100 vjetorin e Vllaznisë pritet të vazhdojnë deri në ditët e fundit të këtij muaji, për të përmbyllur kësisoj të ashtuquajturin “vit të Vllaznisë”.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …