NDEROHET LEGJENDA E BASKETBOLLIT RENATO RADOJA

Sfida Vllaznia- Partizani përveç emocioneve të dhuruara në fushën e lojës, emocionet më të mëdha i ka patur në fillimin e saj. Atëherë kur shoqata e basketbollit të Vllaznisë organizoi një ceremoni shumë domethënëse me rastin e 80 vjetorit të lindjes së mjeshtrit të madh të basketbollit shkodran dhe atij shqiptar Renato Radoja. Duatrokitjet e publikut kanë bërë që në sytë e profesor Radojës të rrjedhin lotë dhe padyshim që emocionet kanë qenë të mëdha.

Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, ai i Partizanit Agim Fagu dhe sekretari i Federatës së basketbollit Korab Llazani i kanë dhuruar legjendës së basketbollit disa kujtime të bukura. Vetë Radoja në një prononcim të shkurtër për mediat përmes emocionesh të mëdha, ka falenderuar të gjithë për vlerësimin e bërë.

Mbrëmja e së shtunës padyshim që do të mbesë gjatë në kujtesën e këtij kollosi të sportit shkodran dhe atij shqiptar. Një ceremoni e thjeshtë por shumë domethënëse por për të cilat emra të tillë kanë shumë nevojë sepse i bën të ndihen mirë dhe të vlerësuar për atë çfarë kanë dhënë në karrierën e tyre.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-17 MUND KF SHKODRA DHE SHKON NË FINALE

Vllaznia U17 ka dalë në finale të kampionatit kombëtar të kësaj grupmoshe dhe tashmë pretendon …