Friday , 13 December 2019

NDËRPRERJA E KAMPIONATIT PËR NDESHJET E KOMBËTARES

Kampionati kombëtar i Superligës këtë javë siç dihet, është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të kombëtares tonë e ndërkohë këtë fundjavë disa prej ekipeve janë duke e shfrytëzuar për të zhvilluar ndonjë ndeshje miqësore. Vllaznia ndërkohë ka vendosur që të mos luajë asnjë të tillë. Ndoshta kushtet atmosferike aspak të mira të ditëve të fundit e kanë detyruar stafin teknik të kuqebluve të mos mendojë për zhvillimin e ndonjë ndeshje të tillë.

Ato kanë vendosur që të vijojnë me procesin e zakonshëm stërvitor edhe gjatë këtyre ditëve, pavarësisht ndërprerjes së kampionatit. Trajneri Jonuz ka vlerësuar paraqitjen e ekipit ndaj Tiranës por kuptohet që ajo nuk vlen nëse ecuria e rezultateve pozitive nuk vazhdon edhe në ndeshjet e ardhshme. Gjatë këtyre ditëve, në kampin shkodran gjërat kanë shkuar mirë dhe deri më tani mungesa e vetme duket se do të jetë ajo e brazilianit Hygor që ka udhëtuar për arsye familjare drejt vendit të tij. Gligorov që ka patur probleme me dëmtimin, mesa duket i ka lënë pas dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e javës tjetër ndaj Teutës.

Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme në të cilën Vllaznia do të tentojë patjetër fitoren sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër. Kampionati sa vjen e vështirësohet dhe kuqeblutë e shohin veten në vendin e tetë të renditjes dhe atyre ndaj durrsakëve nuk u bën punë as barazimi.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA PËSON HUMBJEN E 4-të NË LIGËN BALLKANIKE

Vllaznia e basketbollit të meshkujve është mundur sërish në Ligën Ballkanike dhe këtë herë përsëri …