NDERPRERJA E PRURJEVE NE LUMIN DRIN

Nderprerja e prurjeve në Lumin Drin në pjesen që përshkon rajonin e Lezhës, ka qenë një veprim i papreçedent dhe kjo mund të sjellë përmbytje në kohe reshjesh të dendura shiu. Shqetësimi është ngritur nga Specialisti i Mjedisit Jak Gjini, sipas të cilit është mjaft i domosdoshem rikthimi i prurjeve nga 20 në 30 meter kub në sekond me qëllim që lumi drin të kalojë në një stad ekologjik të pranueshem.

Që prej ndërtimit të Hidrocentralit të Ashtës në Shkodër, lumit Drin i janë ndërprere prurjet, duke bërë që të kthehet në një lum të vdekur. Në këtë situatë është krijuar ndotje mjaft e madhe kryesisht në periudhen e veres, ndërsa insitucionet përgjegjese vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.

Lexoni dhe kete

NDOTJA NE HIDROVORIN E TALES NE LEZHE

Nje ndotje e madhe mjedisore deri ne alarm bakterologjik rrezikonte nxjerrjen jashte funksioni te Hidrovorit …