Sunday , 17 January 2021

NDERRIMI I DYTE I VITEVE NE ÇADER

Për familjen Murati në Shullaz të Kurbinit nuk ka festë. 6 pjestaret e kësaj familje edhe ky vit i ri do ti gjejë në çader.

Banesat e tyre u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të dhe që prej asaj kohe asgjë nuk ka ndryshuar.

Kryefamiljari Tahir Murati tregon veshtirësite me të cilen po përballen sidomos në këtë periudhe dimri, teksa thotë se e ka humbur shpresen për rindërtimin e baneses.

Për muajin dhjetor kjo familje nuk ka marrë ende bonusin e qirase dhe as ndihmen ekonomoke. Në kushtet e varfërisë tryeza e natës së ndërrimit të viteve do të jetë bosh.

Në situatë të ngjashme janë dhjetra familje në fshatrat e Kurbinit, ndërsa rindërtimi i banesave individuale të dëmtuara nga termeti duket ende larg.

Lexoni dhe kete

RESTAUROHET KISHA E “SHEN BARBARES” NE PLLANE TE LEZHES

Në oborrin e kishës mesjetare “Shën Barbara” në Pllanë të Lezhës u zbulua obelisku që …