Thursday , 15 April 2021

NDËRRON JETË HAXHI FEJZI ZAGANJORI

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare Haxhi Fejzi Zaganjori. Ai lindi në Shkodër, në lagjen Rus, me 23 mars 1945. Haxhi Zaganjori ka dhënë një kontribut të çmuar në qytetin e Shkodrës.

Që prej riorganizimit të Myftinisë Shkodër ka marrë pjesë në organizimin të punëve dhe ndjekjen e tyre, për riparim dhe ndërtuar në qytet e fshat, si dhe me punën organizuese të përurimeve.

Gjatë një periudhe të gjate ka mbajtur vase (ligjërata) në shumë xhamia si në ditë xhumaje dhe për ceremoniale të ndryshme. Prej vitit 1996 dhe deri 2021 ka qenë mësues besimi në xhaminë e Rusit. Nga viti 1992 e deri 1996, me vendim të Myftiut të Shkodrës dhe të këshillit të Myftinisë ka qenë emëruar në rolin e zv/Myftiut.

Në vitin 1996, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e emëron Vaiz i Shkodrës. Nga viti 2001 deri 2021 imam dhe hatib në xhaminë e Rusit. Në vitin 2009, dekret nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, emërim Ndihmës/Myfti i Zonës Shkodër.

Gjithashtu, nga viti 1992 ka qenë anëtar i Këshillit të Myftinisë Shkodër dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë deri në vitin 2006. Në vitin 2007 deri 2015 ka qene anëtar dhe sekretar i Këshillit të Myftinisë Shkodër.

Nga ana tjetër, ka qenë nismëtari kryesor i krijimit të shoqatës se intelektualeve “Kultura Islame” dega Shkodër në vitin 1995 dhe nga ai vit e deri 2005 ka qenë sekretar i saj. Ka qenë përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër në pajtimet e gjaqeve dhe ndalimin e konflikteve.

Lexoni dhe kete

PROTESTE KUNDER HEC-it, BLLOKOHET RRUGA E KOMBIT

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore, ka ngritur sërish në proteste …