Friday , 13 December 2019

NDERTIMI I GODINES SE POLICISE SE KUFIRIT DHE MIGRACIONIT SHKODER

Ministri I Brendshëm Sander Lleshaj ka vizituar punimet që po kryhen në ndërtimin e godines se Policisë Kufitare dhe Migracionit Shkodër. Punimet për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë dhe asaj të Kufirit e Migracionit në Shkodër kanë hyrë në fazën e fundit. Ministri I Brendshëm Sander Lleshja së bashku me drejtues të Policisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Brendëshme  kanë parë ecurinë e punimeve, jo vetëm për t’u garantuar se punimet do të përfundojnë në kohë, siç pohuan përfaqësues të kompanisë ndërtuese, por edhe me cilësi të lartë.  Kështu ofrojmë kushte komode pune për punonjësit e strukturave të rendit dhe sigurisë në kryeqendrën e veriut të vendit, si dhe një cilësi më të mirë shërbimi për mijëra qytetarë të Shkodrës. Rinovimi i infrastrukturës së Komisariateve dhe Drejtorive të Policisë në të gjithë vendin përbën një prioritet të dorës së parë të Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme, është shprehur Lleshaj per këtë investim.

Lexoni dhe kete

PENSIONISTËT SENSIBILIZOHEN ME TË PREKURIT NGA TËRMETI

Edhe pensionistët sensibilizohen me familjet e prekura nga tërmeti. Të pyetur nga Tv Rozafa, ato …