Saturday , 16 November 2019

NDERTIMI I HEC NE LUMIN CEM

Ndërtimi i HEC-eve në lumenj është një tendencë që ka përfshirë edhe vendin tonë dhe në jo pak raste ka pasur edhe protesta. Por më problematike paraqitet situata kur këto HEC-e ndërtohen në lumenjtë e përbashkët ndërshtetor, sic është rasti i ndërtimit të tyre në lumin Cem në zonën e Tamares.

Sipas Drejtorit të Agjencisë së Zonave të mbrojtura Zamir Dedej, ka një tendencë në gjithë ballkanin të ndërtohen mini hidrocentrale, dhe sa i përkët ndërtimit të mini hidrocentrale në lumin Cem, pavarësisht se është jashtë zonave të mbrojtura dhe agjencisë që përfaqësoj, kemi kërkuar që pjesa e vermoshit të futet në zonat e mbrojtura.

Dedej shton se ka iniciativa për ndërtime të HEC-eve edhe në zonën e Shalës në Dukagjin.

Ndërtimi i HEC-eve në lumejt e vendit tonë ka shkaktuar shumë polemika edhe në vendet fqinje sidomos kur kemi të bëjme me lumenj të përbashkët. ndërsa nga ana tjetër edhe ambientalist të shumtë si dhe banorë të zonave kanë protestuar duke kundërshtuar këto projekte që sipas tyre dëmtojnë natyren dhe zhdukin lumenjt.

Lexoni dhe kete

FRIKE NGA PERMBYTJET NE KURBIN

Kurbini rrezikon të përmbytet sërish nëse do të ketë reshje intensive shiu. Kanali i ujerave …