Thursday , 26 April 2018

NDERTIMI I BY-PASS-it PRANE BUNES, REAGON KRYEBASHKIAKJA ADEMI

Çeshtja e ndertimit te by-passit afer Bunes natyrisht qe nuk mund te lihej pa u diskutuar edhe ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak Shkoder. Pas kerkesave te shoqeris civile, ka qene vete kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi ajo qe ka folur per kete ceshtje. Ademi tha autoriteti rrugor shqiptar ka nderruar disa here projekt-propozimet e tyre ne lidhje me by-passin. Me kete rast, Ademi njoftoi se do te kete nje mbledhje me autoritetin rrugor shqiptar, ku kerkoi qe te marrin pjese edhe eksperte te qytetit te Shkodres.

Ndersa, keshilltaret Nurja e Tula theksuan demet qe shkakton ndertimi i ketij by-passi prane Bunes.

Mbledhja me autoritetin rrugor shqiptar eshte planifikuar te zhvillohet te enjten ne oren 11:00 ne Keshillin Bashkiak Shkoder.

Lexoni dhe kete

DOKUMENTAR MBI ARDHJEN E PAPA GJON PALIT 2

Pas meshës së mbajtur në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, u paraqit edhe një …