Wednesday , 17 January 2018

NDESHJA KOSOVE – UKRAINE, MASAT E POLICISE SE SHKODRES

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, e para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Kosove – Ukraine, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv. Në kuadër të këtyre masave të parashikuara:

Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor. Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:
Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.
Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.
Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.
Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.
Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.
Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10.00 deri në ora 24.00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10.00 deri në orën 24.00.
Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10.00 deri në orën 24.00.

Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:  “Xhabije – Parrucë”, “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”, “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”,  “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL, GJYSMËFINALJA VLLAZNIA- STUDENTI MË 3 MARS

Federata Shqiptare e Volejbollit ka përcaktuar edhe datat e zhvillimit të ndeshjeve të turit gjysmëfinal …