NDESHJA ME TIRANEN, FSHF-ja DENON KLUBIN VLLAZNIA

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka bërë publike ditën e sotme, vendimet për parregullsitë në futbollin shqiptar, në ndeshjet e Kupës të kësaj mesjave, por edhe për çështjen më të nxehtë, atë të ndeshjes mes Përmetit dhe Këlcyrës, që degjeneroi me dhunë ndaj arbitrit Paço.

Gjithashtu, FSHF ka marre masa edhe per tensionin e krijuar ne takimin e kupes Vllaznia – Tirana. Keshtu:

1. KF ”Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.

2. Lojtari i KF “Vllaznia”,Ardit Krymi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF “Tirana”,Erjon Hoxhallari, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF “Vllaznia”,Eugen Zeka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS,zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NJEH RIVALET PËR LIGËN E KAMPIONEVE

Ka marrë fund pritshmëria e futbollisteve dhe e drejtuesve të Vllaznisë për të mësuar emrat …