NDEZ ZJARR PER HAPJEN E KULLOTAVE TE REJA, ARRESTOHET NGA POLICIA

Pas një operacioni nga specialistët e seksionit për parandalimin dhe hetimin e krimeve, u arrestua shtetasi Edmond Marku, 29 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas dyshohet se në vendet e quajtura “Pylla e Thirres”, “Livadhi i Drenit” në Thirrë Mirditë, ka ndezur zjarr në parcela me qëllim hapjen e kullotave të reja, ku për shkak të favorizimit nga kushtet atmosferike, ky zjarr është përhapur duke djegur rreth 8 ha mjedis pyjor.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” parashikuar nga neni 206/b i Kodit Penal. Nga flaket u rrezikuan dhe disa banesa. Pas zjarrit të rënë në zonë mbërriten menjëherë zjarrfikesit, por përshkak të terrenit të thyer malor deportimi i mjeteve ishte i pamundur. Sipas të dhënave nga zjarri u shkrumbuan më shumë se 10 hektarë pyll me pisha dhe shkurre.

Lexoni dhe kete

15.5 KG KANABIS, ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE TE MURIQANIT 37-VJEÇARI NGA SHKODRA

37 vjecari Genc Nikshiqi ka rënë në prangat e policisë Kufitare të Muriqanit pasi me …