NDIHMA EKONOMIKE, REAGON BASHKIA SHKODËR

Bashkia Shkodër njofton se që dje është shpallur nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Shkodër vendimi për Ndihmën Ekonomike për muajin mars 2020. Në këtë vendim është përfshirë pagesa vetëm për një muaj (për muaji mars) dhe jo pagesë në masën sa për dy muaj, siç ishte premtuar thekson bashkia.

Në vendimin e Ndihmës Ekomomike për muajin Mars nga Drejtoria Shërbimit Social Shtetëror u është hequr ndihma 34 familjeve. Fondi i mbështetjes me Ndihmë Ekonomike për Bashkinë e Shkodrës për muajin mars 2020, është më i vogël, 4 139 000 lekë se ai i muajit shkurt – thuhet në njoftimin e bashkisë.

Bashkia e Shkodrës ka miratuar fondin dhe përfituesit që marrin Ndihmë Ekonomike nga “fondi 6% të Ndihmës Ekonomike të muajit shkurt. Bëhet fjalë për 193 familje. Janë përgatitur listë-pagesat dhe po vijohet me likuidimin pranë Degës së Thesarit. Pagesat do të merren përmes postës shqiptare.

Bashkia e Shkodrës sot përmbyll borderotë e pagesave dhe urdhër – pagesat për ndihmën për 193 familje përfituese nga fondi 6% i ndihmës ekonomike për muajin mars 2020, dhe nesër vijon likuidimin pranë degës së thesarit. Për çdo gjë, si deri më tani, Bashkia e Shkodrës njofton do të komunikojë me të gjithë qytetarët publikisht dhe me transparencë maksimale.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …