Thursday , 27 January 2022

NDIKIMI I PANDEMISË TE PERSONAT ME PROBLEME TË SHËNDETIT MENDOR

Pandemia ka dhënë ndikim në 2 drejtime tek personat me probleme të shëndetit mendor, ku një prej tyre është krijimi i rasteve të reja.

Shprehet kështu mjeku neuro-psikiatër Gjon Preçi. Ai thekson se ka pasur ngarkim të shtretërve për shkak të shtrimeve dhe zonës së madhe të veriut që mbulohet në qendrën e tyre në Shkodër.

Mjeku Preçi thotë se në ditë kryhen mbi 30 vizita. Ka të rinj që janë të prekur nga kjo sëmundje, por nuk vijnë në kohë pasi e kanë të vështirë ta pranojnë shton Preçi…

Prandaj, mjeku Preçi i kërkon qytetarëve që të kryejnë vizitat në kohë dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë.

Lexoni dhe kete

PROTESTA E BANORËVE, REAGON OSHEE SHKODËR

Pas protestës së banorëve të Hotit të Ri ka reaguar edhe OSHEE rajoni Shkodër. Kryeinxhineria …