Monday , 20 September 2021

NDJEKIE PENALE PER ATO QE DJEGIN MBETURINA TEK “VARREZAT E DESHMOREVE”

Djegia e mbeturinave prane Varrezave te Deshmoreve por edhe ne zonen e Velipojes ka kthyer vemendjen e Prefektures drejt tyre. Ne nje deklarate per mediat Prefekti Paulin Radovani tha se ne bashkpunim me policine e qarkut Shkoder do te sekuestrohet cdo mjet qe hedh mbeturina, si dhe do te kete ndjekje penale per cdo individ qe djeg mbeturina ne kete zone.

Djegia e mbeturinave prane Varrezave te deshmoreve u ndalua muaj me pare me iniciative te prefektit. Serish duket se bizneset kane gjetur vend per hedhjen e inerteve dhe mbetjeve pikerisht ne kete zone te ndaluar.

Kjo ka detyruar marrjen e masave me ekstreme. Policia do te vezhgoje çdo kend qe hedh apo djeg mbeturina ne kete pjese.

Lexoni dhe kete

PUNIME ARTIZANALE ME MBETJE

Nga dĂ«shira pĂ«r tĂ« mbrojtur mjedisin si ekspert turizmi mĂ«soi dhe njĂ« zanat. Erjon Elmazi …