Monday , 28 September 2020

NDOCAJ: KRITIKAT E MIA I ADRESOHEN POLITIKES SE RAMES

Kritikat e mia nuk i adresohen kryeministrit Rama si individ, por politikes se ndjekur prej tije deri me tani qe ka goditur me se shumti shtresat ne nevoje duke iu shmangur premtimeve qe rilindja u beri shqiptareve me 23 qershor 2013. Ky eshte reagimi i Eduart Ndocajt, kandidatit per deputet i rilindjes ne qarkun e lezhes qe do te pasoje deputetin e dorehequr Arben Ndoka. Ne prononcimin e tije Ndocaj ka deklaruar se si deputet i ardhshem i parlamentit shqiptare do ta mbeshtese qeverine Rama ne cdo iniciative qe shkon ne interes te qytetareve, por duke ndjekur filozofine demokristiane.

Deklarata e ndocajt u be nga Roma, ku ishte i pranishem ne diskutimet e partive popullore europiane per situaten aktuale ne europe, ndersa ka zhvilluar takime te ndryshme perfshire edhe sekretarin e pergjithshem te PPE Antonio Lopez, te cilit i ka kerkuar edhe anetarsimin e demokristianeve ne grupimin e partive te djathte.

Vete Lopez ka dhene mbeshtetjen e tij per kerkesen e ndocajt, me te cilin do te takohet ne tirane gjate vizites qe do te zhvilloje se shpejti ne vendin tone.

Lexoni dhe kete

META: KA MBETUR DHE PAK KOHË PËR TË REFLEKTUAR

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se ka mbetur edhe pak kohë për të …