NDOTET BREGDETI I KUNE-VAINIT NE LEZHE

Në pikun e sezonit turistik, bregdeti i Shëngjinit të ofron këtë pamje.Prej ditesh vija bregdetare në Kune-Vain është ndotur masivisht.Situata e krijuar ka sjell largim të pushuesve nga kjo zonë turistike.Banorë të zonës thonë se ndotja ka ardhur nga hapja e një kanali që bashkon lagunën me detin, ndërsa e konsiderojnë situaten e krijuar si mjaft problematike.

Sipas Specialistit të Mjedisit, Jak Gjini, ndotja ka ardhur nga reshjet e shiut të cilët kanë sjellë sasi tw mëdha ujerash të zeza dhe mbetjesh në lagunë, që më pas kanë përfundur në det.

Administratori i Shëngjinit Gjok Caci, thotë se po punohet për pastrimin e zonës së ndotur, ndërsa garanton se një situatë e tillë nuk do përsëritet më.

Në orët e pasdites të së martës situata ka nisur të përmirësohet, por sërish niveli i ndotjes vijon të jetë i lartë, duke dhënë një ndikim mjaft negativ për turizmin në Shëngjin.

Lexoni dhe kete

VIJOJNE DEBATET PER SKEMEN E RE TE NDIHMES EKONOMIKE

Debatet për skemën e re të ndihmës ekonomike nuk ndalen. Këtë herë është institucioni i …