NDOTET BREGDETI I KUNES NE SHENGJIN

Bregdeti i Kunës në Shëngjin të ofron këto pamje në këtë fillim sezoni turistik.Prej ditësh vija bregdetare është ndotur masivisht. Brezi i rërës është mbuluar nga algat në një gjatësi të konsiderueshme. Ndotja ka ardhur nga hapja e kanalit që bashkon lagunen me detin, ndërsa një situatë e ngjashme u përsërit dhe një vit më parë.

Administratori i Shëngjinit Gjok Deda kërkon ndërhyrjen e qeverisë, pasi sipas tijë pushteti vendor nuk ka tager ligjor të ndryshoja grykat e komunikimit të detit me lagunat. Sipas Administratorit të Shëngjinit për të eleminuar ndotjen duhet që ujerat e lagunave të lidhen me detin nëpërmjet lumit drin.

Në këtë situatë zona e Kunës në Shëngjin nuk po frekuentohet nga pushuesit, pasi ndotja është në nivele alarmante dhe përbën rrezik serioz për shëndetin e njerezve. Ndërkohë që kjo situatë e cila po përsëritet prej dy vitesh po jep ndikim mjaft negativ për për turizmin dhe bizneset në këtë zonë e cila ka qenë mjaft e frekuentuar.

Lexoni dhe kete

“NUK ME TREMB KJO KLASE POLITIKE, IKJA E RINISE ME TMERRON”

Ikja e të rinjëve më frikëson, ndërsa kjo klasë politike aspak. E frikshme është ikja …