Saturday , 14 December 2019

NDOTET MASIVISHT GRYKEDERDHJA E DRINIT NE LEZHE

Kjo eshte panorama në grykederdhjen e lumit drin në Lezhë, pas reshjeve të fundi të shiut. Zona përreth është mbuluar nga mbetje të shumta të sjella nga rrjedha e lumit, pas shtimit të nivelit të prurjeve. Mbizoteron qelqi dhe plastike, por muk mungojnw materialet e tjera shtepiake.

Dora e njeriut vijon që të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit, duke hedhur mbeturinat në lumë.

Këto mbetje përfundojnë të gjita në det, duke ndotur masivisht edhe bregdetin e Shëngjinit. Kjo situatë e cila përsëritet në vazhdimësi demton edhe shëndetin e gjallesave ujore që janë të shumta në këtë zonë.

Burime nga Bashkia Lezhë kanë bërë të ditur se në bashkëpunim edhe me institucionet mjedisore do të ndërmarrin një aksion për pastrimin e zonës së ndotur dhe paralelisht po punohet për hartimin e një projekti për të ndaluar ndotjen e bregdetit nga lumenjt që derdhen në të.

Lexoni dhe kete

“TRE VETE NE NJE VARKE PA LLOGARITE NIK PREL MUJEN”

Në datat 12, 13, 14 dhe 15 dhjetor në teatrin “Migjeni” të Shkodres shfaqet premiera …