NDOTET MASIVISHT LUMI FAN I MADH

Prej ditësh uji i Lumit Fan i Madh ka ndryshuar ngjyrë dhe është i ndotur. Kjo panorame të shoqëron në të gjithë gjatësinë e këtij lumi nga Fushë-Arrëzi në Mirditë. Burimi i ndotjes është fabrika e bakrit në Fushë-Arrëz, e cila derdh mbetjet në këtë lum.

Situata e krijuar konsiderohet tejet alarmante, teksa denoncimet e banorëve për ndotjen e shkaktuar kanë vënë në lëvizje dhe strukturat shtetërore.

Fabrika në fjalë është gjobitur me një vlerë prej 1 milionë lekësh të reja për ndotjen e shkaktuar. Ndërsa banorët e njësisë administrative Gjegjan, paralajmërojnë protestë nëse autoritetet nuk marrin masa për të frenuar ndotjen e mëtejshme të lumit Fan si dhe po përgatisin një kallëzim penal për shkaktaret e ndotjes.

Lexoni dhe kete

COVID-19, BASHA ME THIRRJE PËR QYTETARËT

Kreu i PD, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin …