Breaking News

NDOTJA E BREGDETIT NE KUNE-VAIN, JA ÇFARE KERKON PREFEKTI I QARKUT LEZHE

Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, i kërkuar policisë dhe prokurorisë që të thellojnë hetimet në lidhje me ndotjen që ju shkaktua bregdetit të Kunë-Vainit, pak ditë më parë.Gjatë takimit me Komitetin Rajonal të Zhvillit të Turizmit, Prefekti Prendi tha se situata e krijuar ishte papranueshme, ndaj përsonat përgjegjës duhet të përballen me ligjin.

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Fran Frrokaj, tha se nga verifikimet ka rezultuar se shkak i ndotjes është bërë hapja e kanalit që lidh detin me lagunen, ndaj ka kërkuar mbylljen sa më parë të këtij kanali.

Drejtori i Agjensise se Zonave të Mbrojtura Pjeter Toni, e ka quajtur absurditet shoqërimin në polici të punonjesve të insitucionit që ai drejton në lidhje me ndotjen.

Në lidhje me ndotjen e bregdetit në Kune-Vain, policia proçeduar penalisht disa përsona mes tyre dhe punonjes të disa insitucioneve, që kanë për detyre monitorimin e bregdetit.

Lexoni dhe kete

AKTIVITETE NE 70-VJETORIN E LINDJES SE IMZOT ANGELO MASSAFRA

Në kuadër të 70-vjetorit të lindjes së arqipeshkvit të dioqezës Shkodër – Pult, Imzot Angelo …