NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse jashtë funksionit. Ndotja e bregdetit nga laguna solli një situate që ndikoi ndjeshem në turizem. Në asnje rast nuk u faktua se kush ishte shkaku por bizneset u mbyllen dhe pushuesit munguan.

Ne lidhje me kete çeshtje u zhvillua një takim ku u thirren të gjithë aktoret e përfshire dhe ekspert të fushes. Prefekti i Lezhës Gjok Jaku kërkoi që të identifikohet shkaku i ndotjes dhe ti jepet zgjidhje kësaj problematike.

Mjedisoret janë të mendimit së Lumi Drin është shkaktari kryesor i ndotjes, ndërsa të të njejten linjë ishte edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu. Në këtë takim ishte pranishme edhe zv ministra e brendshme Romina Kuko, e cila foli në lidhje me dhënien fund të kësaj situate.

Për shkak të situates dhe problematikës eshte kerkuar një tjeter takim, kesaj radhe ne rang ministrish, pasi është dalë në konluzionin se ndotja e lagunës është shkaku i situatës së krijuar dhe në bregdetin e Kunës.

Lexoni dhe kete

COVID-19, BASHA ME THIRRJE PËR QYTETARËT

Kreu i PD, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin …