NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Ndotja e bregdetin te Kunës në Shëngjin është fenomen mjaft shqetësuese dhe do të vijojë edhe nw tw ardhmen, nëse nuk do të ketë ndërhyrje. Kështu shprehet Specialisti i Mjedisit në Lezhë Jak Gjini sipas të cilit zvogëlimi i sipefaqes të lagunës së merxhanit dhe derdhja e ujerave të zeza në të, po sjellin ndotje të bregdetit të Kunës.

Për ti dhënë zgjidhje këtij problemi sipas Gjinit duhet bërë thellimi i lagunës dhe eleminimi i derdhjes së ujerave të zeza.

Në këto kushte bregdeti i Kunës në Shëngjin do të vijojë të jetë i ndotur gjatë këtij sezoni turistik, çka do të japë ndikim mjaft negativ për turizmin në këtë zonë e cila deri dy vite më parë ka qenë mjaft e frekuentuar.

Lexoni dhe kete

MBROJTJA DHE PASTRIMI I MJEDISIT

Bashkia e Shkodrës vijon aktivitetet sensibilizuese për mbrojtjen dhe pastrimin e mjedisit në territorin e …