NDOTJA E LUMIT BUNA DHE MUNGESA E NDËRHYRJES

Është një nga zonat më të frekuentuar në Shkodër, sidomos gjatë stinës së verës. Freskia që të ofron në këto ditë të nxehta dhe natyra janë tërheqëse për shkodranët që nuk i ndahen rutinës së përditshme.

Por, mos kujdesja ndaj lumit Buna, ka bërë që të marrë një aromë të rëndë dhe të mbushet me mbetje të ndryshme.

Kjo si shkak i një pjese të ujërave të zeza të qytetit të Shkodrës që përfundojnë në lumin Buna.

Për këtë, qytetarët kërkojnë ndërhyrje për këtë situatë…

Papastërtitë që sjell liqeni por edhe ujërat e zeza që derdhen në këtë lum janë dëmi më i madh që i bëhet eksostemit. Është premtuar disa herë për një zgjidhje të problemit, por deri tani situata vijon të mbetet e njëjtë.

Një fenomen i shëmtuar që akoma nuk po i gjehet një zgjidhje, teksa jemi edhe në sezonin e verës.

Lexoni dhe kete

LUMI DRIN “MBULOHET” NGA PESHQ TE NGORDHUR

Kjo ishte pamja e Lumit Drin në Lezhë këtë të merkure. Peshq te ngordhur kanë …