Sunday , 13 October 2019
Breaking News

NDOTJA E LUMIT BUNA REAGON ZV/KRYEMINISTRI MALAZEZ

Pulat e ngordhura që notojnë që disa ditë në lumin Buna kanë sjell edhe reagimin e Ministrit të Bujqësisë dhe zhvillimit rural njëherësh edhe zëvëndës kryeminister. Milutin Simoviq shprehet se është e qartë se pulat e ngordhja janë nga Shqipëria dhe se kjo ka ndodh si shkak i individëve të pa përgjegjëshme dhe jo nga pap përgjegjshmëria e institucioneve të Shqipërisë.

“Nuk do doja të flisja për imazhet e këqija por për imazhet e mira që sot dërguam nga ulqini, sepse nisem sot një projekt shumë të rëndësishem të bashkëpunimit ndërkufitar. Bashkëpunimi të tre shteteve, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë të cilat ndajnë mes vetes basenin ujmbledhes të drinit. Ne dërguam mesazhet se dialogu është dëshmia  më e mirë e mardhënieve të mira fqinjësore. Dhe sot dërguam mesazhin se gjithësesi të gjithë bashkë kemi interesin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe jo të problemeve ndërkufitare. Edhe kur paraqitet ndonjë shqetësim ndërkufitar në pjesët e menaxhimit të lumenjëve kufitar zgjidhet me anë të dialogut, me anë të shkëmbimit të informacioneve mes institucineve kompetente. Unë jam I sigurtë se kështu do jetë edhe me rastin e këtij incidentit ekologjik qe ka ndodhur këto ditë. Jo nga papërgjegjëshmëria e ndonjë institucioni shtetorë, jo nga pa përgjegjshmërinë e shtetit tonë mik dhe fqinjë, por jam I sigurtë se është pa përgjegjshmëri e individëve të caktuar,  është e qartë se se është bërë nga ndonjë shtetas nga Shqipëria. Por jam I sigurtë se në bazë të një komunikimi të mirë mes institucioneve kompetente në këtë rast, mes policisë së malit të zi dhe policisë së shqipërisë, jam I sigurtë se në bazë të kapaciteteve të këtij bashkëpunimi  të insititucioneve shumë shpejt do njihemi kush janë shkaktarët e këtij incidentit. Jam I sigurtë se është pa përgjegjëshmëri individuale, dhe para papërgjegjëshmërive të tilla duhet të gjithë bashkë të nxjerrim mësimet dhe mesazhet e nevojshme. Atë që Qeveria e Malit të Zi në iniciativen time si zëvëndës kryeministër dhe ministrit të zhvillimit të qëndrueshemm I kemi dërguar një reagim, që në momentin që shfaqen problematika të tilla të reagohet në kohë. Presim që problemme të tilla të shmangen dhe së bashku të ndajm dhe të tregojmë se ajo që është e përbashkët, së bashku të veprojmë që ta ruajm. Unë mendoj se në këtë frymë do zgjidhim edhe këtë problem ndërkufitar, dhe se do kemi përherë e më shumë do kemi raste si sot këtu në Ulqin të tregojmë shembullin e një bashkëpunimi të mirë ndërkufitar, dhe të mos flasim për problemet ndërkufitare.”

Deri tani gjatë dy ditëve në pjesën malazez dhe në pjesën shqiptare janë pastruar rreth 200 qese plasmasi me pula të ngordhura të cilat pesohjnë nga 10 deri në 12 kilogram secila. Policia dhe inspektorjatet po hetojnë origjine e këtyre pulave që sic duket janë nga një prej pularive të cilat ndodhen në territorin e Shkodrës.

Lexoni dhe kete

MINISTRI KLOSI INSPEKTON SITUATËN E NDOTJES NË LUMIN BUNA

Nga brigjet e lumit Buna ku inspektoi nga afër punën për pastrimin e zonës nga …