Saturday , 7 December 2019

NDOTJA NE GRYKEDERDHJEN E DRINIT DHE KUNE-VAIN

Situata e krijuar nga mbetjet në grykëderdhjen e drinit dhe në bregdetin e Kunës e Vainit në Lezhë është alarmante. Specialisti i mjedisit Gjergj Elezi thotë se qytetaret duhet të sensibilizohen që mos ti hedhin mbetjet në lumenj, ndërsa sipas tijë edhe pushteti vendor duhet të ndërmarrë studime për të eliminuar burimet e ndotjes.

Nën kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Paci thotë se do ndërmerret një aksion pastrimi në grykederdhjen e drinit dhe paralelisht po punohet për hartimin e një projekti për të ndaluar ndotjen e bregdetit nga lumi drin.

Grykederdhja e drinit në Lezhë është mbuluar nga mbetjet plastike, situatë e cila përsëritet sa herë ka shtim të nivelit të prurjeve të lumit.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …