Thursday , 16 August 2018
Breaking News

NDOTJA NE HIDROVORIN E TALES NE LEZHE

Nje ndotje e madhe mjedisore deri ne alarm bakterologjik rrezikonte nxjerrjen jashte funksioni te Hidrovorit te Tales ne Lezhe.Kjo situate nuk ishte pare ndonjehere, ndersa ndotja e madhe ishte krijuar nga hedhja e mbetjeve te ndryshme shtepiake deri tek kafshet e ngordhura. Ujerat e ketij Hidrovori derdhen ne det cka mund te sjelle rrezik per ndonje epidemi te mundshme. Drejtori i Bordit te Kullimit ne Lezhe Ndue Preka pranon situaten skandaloze te krijuar ne kete hidrovor.

Sistemi i pastrimit ne kete hidrovor nuk funksionon, e ndersa edhe dy punetore te pastrimit jane hequr. Per Drejtorin Preka punetoret e pastrimit te zgarave duhet te jene, pasi elektropompistat e kane te pa mundur te kryejne dy funksione.

Ndotesit kryesor te krijuar muajin e fundit jane banoret e zonave per rreth, teksa te gjitha mbetjet e ndryshme shtepiake i hedhin ne kolektor duke sjell nje ndotje te madhe mjedisore. Ministria e Mjedisit, Shendetetesise dhe ajo e Bujqesise duhet qe hidrovoret ti kene ne prioritet e tyre kryesore ne menyre qe te shmangen problemet me permbytjen dhe situata te pa kendshme bakterologjike qe mund te ishte nje rrezik i madh per banoret.

Lexoni dhe kete

ÇREGJISTRIMI I BIZNESEVE

Ata që duan të çregjistrojnë bizneset e tyre do të duhet që para se të …