Wednesday , 2 December 2020

NDOTJA, PROBLEM NË ZONËN E THETHIT

Sezoni turistik në Theth ka qenë i kënaqshëm, duke marrë parasysh situatën që e gjithë bota u gjend përballë pandemisë.

Por, në këtë zonë problem mbetet ndotja dhe një fakt i tillë pranohet nga specialistja e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Age Martini. Ajo thotë se ka qenë një sezon i mirë, me një numër të madh të turistëve shqiptarë.

Rruga e re e Thethit pritet të përfundojë nga vera apo vjeshta e vitit të ardhshëm shton Martini.

Thethi është një nga zonat më të pasura në veri të vendit, dhe duket se rruga e re do sjellë më shumë zhvillim për këtë zonë.

Lexoni dhe kete

PRODHIMI I ENERGJISË SË PASTËR NË SHKODËR

Shkodra është e para në prodhimin e energjisë së pastër. Mesazhi është përcjellë me vendosjen …