Sunday , 8 December 2019

NDOTJE ALARMANTE NE KUNE-VAIN

Kunë-Vaini në Lezhë është zonë e mbrojtur nga shteti, por aspak e mbrojtur nga ndotja. E gjithë zona bregdetare e kunës është mbuluar nga mbeturinat, duke sjellë një panoramë aspak të përshtatshme për një zonë turistike. Situata vijon prej kohesh, duke bërë që kjo zonë të braktiset nga pushuesit dhe vizitoret.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se ndotësit kryesor janë bizneset dhe pushuesit, por shumë shpejt sipas tij bashkia do të ndërhyjë për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike.

Për të dytin vit me radhë kjo zonë nuk ka patur frekuentim si pasojë e ndotjës së madhe që është krijuar, duke dhënë ndikim mjaft negativ për turizmin.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …