NDRIÇOHET QYTETI TURISTIK I SHENGJINIT

Qyteti turistik i Shëngjinit është ndriçuar i gjithi. Bashkia Lezhë ndërhyri, duke zëvendesuar ndriçuesit të cilët ishin jashtë funksioni prej gati tre vitesh. I gjithë sistemi u ndryshua në menyre që të rritej edhe cilësia e ndricimit, duke i dhënë një pamje tjeter këtij qyteti turistik.

Ndërkohë rruga drejt Shëngjinit do të vijojë të jetë në erresire edhe këtë sezon turistik. Administratori i Shëngjinit Gjok Deda thotë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptare ka munguar ndërhyrja.

Brenda muajit qershor do të përfundoje dhe ndriçimi i rrugës së Kunës investim ky që po realizohet nga Bashkia Lezhë.

Lexoni dhe kete

VJEDHJA E BAGETIVE SHQETESIM NE LEZHE

Vjedhja e bagëtive është kthyer në shqetësim për banoret e fshatrave të Lezhës. Dy lopë …