NDRIÇOHET RRUGA SHENGJIN-KUNE

Udhetimi drejt zonës turistike të Kunës në Shëngjin është ndryshe gjatë oreve të mbrëmjes. Me të ardhurat e sajë Bashkia Lezhë kë bërë të mundur ndriçimin e rrugës Shëngjin-Kune. Përgjatë këtij segmenti rrugor janë vendosur 61 shtylla me ndriçues led në krahun përëndimor, duke i dhënë një tjeter pamje kësaj zone e cila ka qenë në erresire totale.

Nën Kryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku thotw se kjo ndërhyrje ka qenë mjaft e domosdoshme, pasi në këtë mënyre kjo zonë bëhet më e frekuentuar gjatë oreve të mbrëmjes.

Më heret Bashkia Lezhë ka bërë të mundur edhe ndriçimin e rruges në qytetin e Shëngjinit, ndërhyrje këto që janë pritur mjaft mirë nga vendasit dhe vizitoret të cilët janë të shumtë në numer gjatë stinës së veres.

Lexoni dhe kete

“MIRËNJOHJA E QYTETIT” PËR HAXHI FEJZI ZAGANJORIN

Myftinia Shkodër dhe Këshilli i Bashkisë Shkodër kanë organizuar pasditën e së premtes ceremoninë e …