Thursday , 5 December 2019

NDRYSHIME NË LIGJIN PËR DHËNIEN E SHTETËSISË SHQIPTARE

Në një deklaratë për mediat, zv. ministrja e brendshme Rovena Voda ka paralajmëruar ndryshime në ligjin për dhënien e shtetësisë shqiptare. Ajo tha se tashmë do të ketë pasaporta shqiptare për ata që në tre breza faktojnë lidhje me një familjar me shtetësi shqiptare. Voda shpjegoi se pasaporta shqiptare nuk do të jepet për shkak të etnisë, por nga lidhjet etnike.

Voda sqaroi se pasaportë shqiptare do të ketë edhe për investitorët që kanë interes kombëtar por duke rritur kontrollin në bashkëpunim me institucionet e tjera për të refuzuar ata që pastrojnë paratë ose kanë probleme me ligjin.

Gjithashtu, Voda bëri me dije se fëmijët e gjetur në territorin e Shqipërisë do përfitojnë shtetësinë shqiptare.

Lexoni dhe kete

“NE LAÇ DO TE NDERTOHET NJE LAGJE E RE”

Në qytetin e Laçit do të ndërtohet një lagje e re ku do vendosen të …