Thursday , 24 September 2020

NDRYSHIME NE OSHEE, SHKARKOHET KASTRATI

Partia Socialiste ka nisur proven me drejtoret ne institucione tejet te rendesishme ne Shkoder. Perpara nje jave me pare u konfirmua Zamir Kastrati ne krye te operatorit te shperndarjes se energjise elektrike. Por ne fakt ai ka qendruar vetem nje jave ne krye te OSHEE-se pasi prej 2 ditesh mesohet se Kastrati eshte shkarkuar nga kjo detyre. Me heret Kastrati ishte caktuar ne drejtorine e Pyjeve por qe serish ka rezoltuar vetem nje prove disa ditore.

Keshtu partia socialiste e Shkodres pasi la vakant prej me shume se 3 muaj drejtorine e OSHEE-se tashme ka zgjedhur qe te te ndryshoje drejtuesit ne harkun kohor te pak diteve. Emri me i perfolur i pasuesit te tij eshte ai i Xhevat Mollces Ish kryetar i komunes Ana e Malit. Ne fakt prej disa javesh partia socialiste e Shkodres ka nisur nje vale ndryshimesh brenda institucioneve ne Shkoder dhe drejtorive kryesore.

Disa muaj me pare u ndryshua drejtuesi i OSHEE- se Qarkut Shkoder, ndersa me pas u la vakant posti pas doreheqjes se Andi Hallunit ne OSHEE njesia Shkoder. Po keshtu drejtoria e spitalit ka kaluar ne siten e ndryshimeve, ajo e Aluiznit gjithashtu. Akoma nuk ka asnje informacion ne lidhje me levizjen e Kastratit, megjithate PS po jep nje imazh aspak pozitiv tek qytetaret ne vendimet e saj per postet drejtuese. Pervec krizes qe ka pesuar brenda strukturave kjo force politike po e shfaq ate edhe ne postet drejtuese. Gjithsesi pritet te zyrtarizohet emri i radhes ne krye te operatorit te shperndarjes se energjise elektrike njesia Shkoder dhe sa do te zgjase detyra e titullarit e po ashtu nese do te kete ndryshime ne radhe te drejtorive te tjera.

Lexoni dhe kete

PASTRIMI I KANALEVE KULLUESE NË BASHKINË SHKODËR

Bashkia e Shkodrës vazhdon sipas planit të veprimit për vitin 2020, pastrimin e kanaleve kulluese …