NDRYSHIME NE POLICINE E SHKODRES

Vasil Çela do jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë në Shkodër, ndërsa largohet nga ky post pas një viti pune Hamdi Shullani i cili do mbaj postin e shefit të sallës operative në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Nga sa mësohet ka qenë kërkesa e Shullanit për tu larguan nga detyra e Shefit të Komisariatit të Policisë së Shkodrës dhe të marr drejtimin e një tjetër sektori të rëndësishëm në këtë drejtori.

Vasil Çela vjen në Shkodër pas një pune rreth një vjecare në drejtim të Komisariatit të Policisë në Kukës. Çela nuk është emër i panjohur për median ku emri i tij është lakuar edhe nga politika si njëri nga drejtuesit e policisë i lidhur me krimin dhe me kontrabanden e kanabisit. Por me ardhjen në krye të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër të Vehbi Bushatit u pritëshin lëvizjet në postet drejtuese.

Ndërsa në ditët në vazhdim pritet edhe lëvizjet në Komisariatet e tjera në Qarkun Shkodër, si në Vaun e Dejës, Pukë dhe Malësi të Madhe. Po ashtu pritet që të ketë ndryshime edhe në sketorët tjerë brenda kësaj drejtorie vendore.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET ARTUR AHMETI, I DENUAR NE ITALI

Një 37 vjecar nga Barbullushi i Bushatit në Bashkinë e Vaut të Dejës është arrestuar …