NDRYSHIMET NE INSTITUCIONET E SHKODRES

Ndërsa është konstituar parlamenti dhe qeveria e re, pavarësisht se në kabinetin qeveritar kemi 11 ministri shumë më pak nga ckimishim 4 vite më parë. Nuk dihet edhe sa do qëndrojnë në detyrë drejtorët actual dhe cilët do jenë ata që do lëvizin. Shum e përfolura drejtori arsimore pritet të ketë ndryshime në drejtimin e saj, por cila do jetë forma dhe kush do jetë perosni që do vëndoset në at post kjo ende nuk dihet, pasi në projetin qeveritar do jetë agjenci në vete për gjithë veriun duke përfshirë Qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Por problemi mbetet sërish tek emrat që lakohen. Nga ana tjetër cdo gjë pritet të kristalizohet në muajin janar kur edhe do kemi një strukturë të saktë bazuar në buxhetin vjetor. Po kështu edhe posti I Prefektit të Qarkut pritet të pësi ndryshime. AKU mësohet se do shkrihet plotësisht si agjenci dhe do ketë një organizim tjetër pasi ka rezultuar si institucion I dështuar.

Po kështu edhe Drejtoritë e Ministrisë së Ambientit do pësoin ndryshime. Por cilët do jene emrat që do zëvëndësojnë në Shkodër Paulin Radovanin në krye të Prefektit të Shkodrës, nga sa mësohet dy janë emrat e përfolur kreu actual I PS-së së Shkodër Arvid Osja dhe kreu I isnpektorjatit të punës Agim Shimaj që aspirojn për këtë postë, nga ana tjetër duket se cështja e drejtorit të arsimit ka përfunduar Lediana Nika dukety se gëzon mbështetjen edhe të kryeministrit Rama pas premtimit të bërë ndaj disa eksponentëve socialist, pasi kreu actual  Kadri  Ymeri ka disa javë që ka dhënë dorëheqjen. Po kështu ende nuk dihet se si do organizohet bashkimi mes Hipotekës dhe ALUIZNI-t, dhe cështje e emrit të drejtuesit mbetet pezull pavarësisht shpalljes së konkursit.

Janë plotë institucione në nivel qendror ku një pjesë e mirë e tyre shkrihen ndërsa një pjese të mbetur drejtuesit do zëvëndësohen me përkrahës të PS-së, pasi deri më sot janë drejtuar nga LSI. Por cdo gjë pritet të ndodh në fillim të vitit 2018 së bashku me buxhetin e ri, që është edhe buxheti I parë I qeverisë Rama 2.

Lexoni dhe kete

PASTRIMI I KANALEVE KULLUESE NGA BASHKIA SHKODER

Në kuadër të punimeve për parandalimin e përmbytjeve në stinën e dimrit, Bashkia Shkodër vijon …