Breaking News

NDRYSHIMET NE PROJEKTIN E BY PASS-i!

Kryministri Edi Rama u shpreh ne kuvend se kryebashkiakja aktuale e Shkodres Voltana Ademi ka kërkuar ndryshimin e projektit të BY Passit të Shkodrës, ndërsa ka kërkuar edhe përgjigje nga ish-kryetari I Shkodrës deputeti actual I PD-së Lorenc Luka. TV Rozafa është interesuar pranë Bashkisë Shkodër në lidhje me propozimet që ka kërkuar Bashkia Shkodër me qëllim ndryshimin e By Passit. Sipas propozimit I cili është edhe pjesë e planit të përgjithshëm vendor, shihet se  ka kërkuar rishikim të projektit të parë  duke kërkuar “Rikualifikim i katër zonave që kanë karakteristika të ndryshme peisazhistike, si rezultat i marrëdhënieve të ndryshme me ujin”.

Një rishikim I digës, ose korisisë së rrugës, peisazhit lumor, bregut të liqenit dhe zonës së përmbytjeve. Ajo cka shihet në këtë projekt të propozuar, është ulja e nivelit të korisë së automjeve duke bërë edhe uljen e shpejtësisë.  Por ajo që bie në sy përmes këtij propozimi sipas planit të përgjithshëm vendor, është propozuar edhe ndërhyrja në pejsazh duke bërë të mundur që në pjesën buzë liqenit të Shkodër në dalje të By Passit të krijohet edhe hapësira plazhi por edhe mundësia e vëndosjes së disa godinave shërbimi. Nga ana tjetër në këtë propozim nuk zgjidhet lidhja e By Passit me rrugen Shkodër-Tiranë, ndërsa kjo zonë e cila do pësoj ndryshim dhe se grumbulli I zhavorit do kthehet në një zonë atrakcioni ose sic thuhet në Planin e Pergjitshëm Vendor “zona të rizhvillohet duke u kthyer në një nga kuartieret e rinj të Shkodrës”. By Passi I Shkodrës është investimi që ka ngajull më së shumti debate mes pushtetit vendor dhe qeverisë kohet e fundit, por edhe ambientalistëve dhe specialistëve të ujërave, dhe të ndërtimit.

Ende nuk ka një projekt të qartë dhe transparent se si do jetë ky investim që në pjesën më të madhe të tij tashmë është drejtë përfundimit. Ne propozimin që shihet në Planin e Përgjitshëm vendor nuk shihet qartë se si do jetë kjo zgjidhje dhe si do zgjidhet cështja e trafikut dhe ndikimit në mjedis në liqenin e Shkodrës si zonë e mbrojtur.

Lexoni dhe kete

“GURI I ZI, N’FEST”, PROMOVIMI I VLERAVE TE ZONES

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të premte aktivitetin “Guri i Zi n’FEST”. Një aktivitet që …