Monday , 21 January 2019

NDRYSHIMET NE QEVERI

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar ministrat e rinj të kabinetit të propozuar nga kryeministri ndërsa ka dekretuar edhe shkarkimin e ministrave të mëparshëm. Ajo që bie në sy është se jo të gjithë ndryshimet janë dekretuar nga kreu i shtetit. Në listën e dekreteve të publikuara janë emërimi i Erion Braçes si zëvëndëskryeministër, i Elisa Spiropalit si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, i Eduart Shalsi si ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe i Blendi Çuçit si ministër Bujqësie. Por, në bie në sy bi edhe mungesa e dekreteve për disa nga ministrat e rinj të propozuar.

Nuk janë publikuar ende dekretet për ministren e Kulturës, Infrastrukturës e Energjisë, Financave dhe Ekonomisë dhe ministrin e Jashtëm. Për Ministrinë e Arsimit është propozuar Besa Shahini, për Ministrinë e Financave është propozuar Anila Denaj, për Ministrinë e Jashtme është propozuar Gent Caka ndërsa për Ministrinë e Infrastrukturës është propozuar Belinda Balluku. Tre prej propozimeve për ministra vijnë nga Kosova. Po ashtu kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Damian Gjiknurit si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, i Lindita Nikollës si ministre e Arsimit, Arben Ahmetajt si ministër i Financave, i Senida Mesit si zëvëndëskryeministre, i Mirela Kumbaros si ministre e Kulturës, i Niko Peleshit si ministër Bujqësie dhe i Sonila Qatos si ministre e Mbrojtjes së Sipërmarrjes. Ajo që bie në sy është mungesa e dekretit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Lexoni dhe kete

28-VJETORI I THEMELIMIT TE PD-se NE LEZHE

U mblodhen te gjithe, themelues, ish deputete e deputete te tanishem, ish drejtues dhe kreret …