Ndryshimi drejtuesve, 28 Nentori bojkoton mesimin!

Ndryshimi i drejtuesve te shkolles se mesme “28 Nentori” pritet me protesta nga nxenesit e kesaj shkolle. keto te fundit nepermjet faqes zyrtare ne facebook kane paralajmeruar bojkot te mesimit diten e marte. me poshte peticioni:

“Te dashur nxenes , prinder e miq , ju qe ju lidh dicka me emer te kesaj shkolle historia e te ciles eshte vetem sukses! Sot nxenesit e ketij gjimanazi firmosen ne shumice derrmuese perj 91% nje peticion derguar DAR Shkoder. Sipas ketij peticioni kerkohej anullimi ne menyre te prere i vendimit per nderrimin e drejtuesve te shkolles, peticion i cili nuk u pranua.Per te vazhduar te forte e te bindur ne qendrimin tone ne therrasim ne ndihme mjetin e fundit qe mund te beje te mundur degjimin e zerit tone. Ne vazhdojme me nje proteste studentore ne sheshin perballe deres qendrore te gjimnazit ne oren 7:45 duke boshatisur procesin mesimor deri ne momentin kur zeri yne te degjohet . Ne po realizojme thjeshte ate cka e drejta jone e shkruar ku e zeza mbi te bardhen kumton. Po realizojme nje proteste sic cdo konvente parashikon; Kerkojme te jemi vendimarres se cdo nen i kushtetues shqiptare parashikon ; po bejme ate per te cilen rinia shqiptare dallohet per forcen vendimmarrese ne kohen dhe momentin e duhur . Me besim tek idealet….”

Lexoni dhe kete

LEZHE, FSHATI TROSHAN PA UJE TE PISHEM

Janë investuar 1 miliard lekë për ujësjellësin e ri të fshatit Troshan të Njesisë Administrative …