Sunday , 25 October 2020

NDRYSHIMI I STADIUMIT PER NDESHJEN SHQIPERI-IZRAEL KRIJON PROBLEME

Ashtu sic pritej, ndryshimi i stadiumit per ndeshjen Shqiperi – Izrael nga “Loro Borici” ne “Elbasan Arena” ka krijuar jo pak probleme per tifozet e Kombetares Shqiptare. Tifoze te shumte te Kombetares Shqiptare kane pritur kete te Merkure disa ore ne pritje prane sportelit te biletave, duke kerkuar kthimin e parave te biletave qe kane blere per te pare kete ndeshje. Por, tifozet shprehen per Tv Rozafa se nuk u jep askush nje pergjigje, pasi sporteli qendron i mbyllur. Sipas tifozeve ky eshte nje diskriminim qe i behet qytetit te Shkodres.

Nepermjet nje deklarate ne faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit deklaroi se ishte e gatshme te vendoste ne dispozicion te sportdashesve te gjitha resurset e saj, per te plotesuar kerkesat tyre, por mesa duket nje gje e tille nuk ka ndodhur dhe tifozet te zhgenjyer nga ndryshimi i stadiumit jane detyruar te presin ne rradhe per kthimin e parave te biletave.

Lexoni dhe kete

SUAD LICI IKËN, BENJAMIN NAKU ADMINISTRORI I RI I VLLAZNISË

Suad Lici nuk është më administrator i Vllaznisë. Largimi i tij nga drejtimi i klubit …