NDRYSHOJNE SERISH PATENTAT E LEJEDREJTIMIT

Patentat do te ndryshojne serish pasi ky thuhet se eshte një nga kushtet kryesore të Brukselit, për hapjen e negociatave për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas dokumenteve karakteristikat fizike të lejedrejtimit janë sipas standartit ISO 7810. Materiali kartës do të jetë polikarbonat, jo më pak se 4 shtresa, me jetëgjatësi jo më pak se 10 vjet dhe i përshtatshëm për gdhendje dhe personalizim me lazer. “Në anën e përparme, në krahun e majtë, mbi fotografinë e mbajtësit do të vendoset shenja dalluese e shtetit që e lëshon. Një element oval me ngjyrë të kuqe dhe që në brendësi të tij ka simbolin AL në ngjyrë të zezë. Në anën e përparme, sipër, midis shenjës dalluese të shtetit dhe emrit të shtetit lëshues do të shënohet fjala “LEJEDREJTIMI” e shkruar me gërma të mëdha.

Poshtë saj do të shkruhet “DRIVING LICENCE”. Në anën e përparme, sipër, në krahun e djathtë do të shkruhet emri i shtetit lëshues “REPUBLIKA E SHQIPËRISË”. Poshtë saj do të shkruhet “REPUBLIC OF ALBANIA”.

Në anën e përparme në krahun e djathtë do të shkruhet fjala “lejedrejtimi” në gjuhët e Bashkimit Evropian. Në anën e pasme, sfondi do të përmbajë fjalinë “MODEL I BASHKIMIT EUROPIAN” në gjuhën shqipe dhe angleze. Të dy anët e lejedrejtimit do të kenë sfond kompleks me elementë kundër kopjimit me skanim dhe printim me efekt ylberi duke përfshirë “guilloche”. Ngjyrat e përdorura duhet të jenë minimalisht 2 dhe nuk duhet të jenë pjesë e ngjyrave primare. Ngjyra bazë do të jetë ngjyra rozë e shoqëruar me blu të hapur. Në këtë sfond duhet të përfshihet dhe mikrotekst. Harta e Shqipërisë do të vendoset në anën e përparme djathtas me ngjyrë të ndryshueshme në varësi të këndit të shikimit. Në pjesën e pasme, majtas, do të ketë dhe barkod QR që do të përmbajë informacion lidhur me lejedrejtimin përkatës. Përcaktimi i strukturës do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Të dhënat e personalizuara, të mbajtësit të lejedrejtimit, në anën e përparme dhe të pasme të lejedrejtimit mund të lexohen me sy.

Lexoni dhe kete

KABLLOT DHE TELAT ELEKTRIKE, SHQETESIM NE RRUGEN “BESNIK SYKJA”

Kabllot dhe telat elektrikë i gjen të shpërndarë pothuajse në çdo lagje të qytetit të …