NDRYSHON MASA E SIGURISE PER KRYEBASHKIAKUN E LEZHES

Gjykata e Lezhës vendosi ndryshimin e mases së sigurisë ndaj kreut të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.Me kwtw vendim ai do të paraqitet dy herë në muaj në policinë gjyqësore, ndërsa e ka të ndaluar largimin jashtë vendit.Nëpërmjet avokatit të tij, Frrokaj kishte paraqitur pranë gjykates së shkalles së pare në Lezhë kerkesen për zevendesim të mases së sigurise të dhënë, ndaj tij më heret me arrest shtepie. Seanca ishte parashikuar të zhvillohej me 8 maj por Prokuroria kishte kërkuar dy ditë kohe për të mbledhur provat për proçesin që do të zhvillohet për çeshtjen e tjetersimit të pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Në seancen gjyqësore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura kryebashkiaku Frrokaj nuk ishte i pranishem, por përfasohej nga avokati i tijë Adrian Leka.Prokurori dhe avokati depozituan pretendimet e tyre dhe gjyqtari i çeshtjes Artan Hajredinaj kërkoj 3 ore kohë për të vendosur që Fran Frrokaj i akuzuar për abuzim me bregdetin në Shëngjin, të kalonte nga masa e sigurise arrest shtepie, ne detyrim paraqitje. Ne arsyetimin e gjykatesit Hajredinaj thuhet se ndryshimi i kësaj mase është pranuar edhe nga ana e prokurorise, sipas të cilëve nuk kishte më nevojë për hetime të tjera ndaj të dyshuarit.

Ndërsa lexoi vendimin, gjykatesi Hajredinaj ka shpjeguar se gjykata nuk mund te caktoje një masë më të rendë se ajo e propozuar nga prokurori. Vendimi i gjykates së Lezhës kthen në zyre kryebashkiakun Fran Frrokaj pas gati dy muajsh mungesë, pasi më heret ndaj tij ishte caktuar një masë sigurie më e rëndë.

Lexoni dhe kete

PRODHIMI I PRODUKTEVE USHQIMORE JASHTE STANDARTEVE, NJE TJETER SHTETAS BIE NE PRANGA

Bie në pranga të policisë një shtetas i cili prodhonte prodkuke ushqimore jashtë standarteve dhe …