Sunday , 19 January 2020
Breaking News

NDRYSHON PAGESA PËR AFTËSINË E KUFIZUAR DHE KUJDESTARINË E PERSONIT

Me disa udhëzime, të cilat kanë hyrë në fuqi, pas botimit në Fletoren Zyrtare, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka përcaktuar sasinë e ndihmave sociale që do të përfitojnë duke filluar nga 1 shtatori i këtij viti personat me aftësi të kufizuara, sipas kategorive të njohura nga ligji, si dhe kujdestarët e tyre. Sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen sociale, pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar është një pagesë mujore, e cila jepet në muajin pasardhës nga data e vendimit për përfitime, me qëllim përmbushjen e nevojave elementare, të lidhura me aftësinë e kufizuar, e cila përfitohet nga personat të cilët janë deklaruar si të tillë me vendim të komisionit shumëdisiplinor të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.

Pagesa bazë për shkak të aftësisë së kufizuar është 150% e shumës së pensionit social. Më udhëzimin e parë, në mbështetje të Vendimit të të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”, ministrja udhëzon që pagesa bazë për shkak të aftësisë së kufizuar do të jetë 10.871 lekë në muaj.

Për kategoritë e ndryshme të qytetarëve që përfitojnë këtë financim, masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar do të jetë si më poshtë vijon. Për personat mbi 18 vjeç me kufizime të lehta, kjo shumë do të jetë 6.523 lekë në muaj. Ndërsa masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar për personat mbi 18 vjeç me kufizime mesatare do të jetë 8.697 lekë në muaj. Ndërkohë, masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar për personat mbi 18 vjeç me kufizime të rënda do të jetë 10.871 lekë në muaj.
Për kategorinë më të rëndë, personat mbi 18 vjeç me kufizime të thella, masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar do të jetë e barabartë me 13.045 lekë në muaj.

Lexoni dhe kete

PERKUJTOHET 552-VJETORI I VDEKJES SE SKENDERBEUT

Eshtë përkujtuar në Lezhë 552-vjetori i vdekjës së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut. Në nderim të kësaj …