NË FUNDJAVË KUPA “AGIM TAFILI” NË SHKODËR

Të premten dhe të shtunën do të zhvillohet në Shkodër kupa “Agim Tafili”. Një aktivitet ky i organizuar nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit në nderim të kësaj figure të madhe të këtij sporti. Dita e parë do të ketë etapën Tiranë- Shkodër ndërsa një ditë më pas, çiklistët do të garojnë në etapën Shkodër- Pukë- Shkodër. Një nga emrat e mirënjohur të çiklizmit shkodran Brahim Syka, në një prononcim për mediat, shpreh kënaqësinë që një figurë e tillë e madhe kujtohet sërish.

Ai shpeshherë është pranë ekipit aktual të Vllaznisë dhe i pyetur nëse mund të rikthehet sërish periudha e tyre e artë, Syka shprehet.

Nga ana tjetër, trajneri Leonat Kola bashkë me ekipin që drejton, duket gati edhe për këtë aktivitet dhe pas seancës së fundit përgatitore shprehet.

Nderimi i figurës së Agim Tafilit padyshim që është diçka shumë e mirë por që edhe fitorja e kupës me emrin e tij, do të jetë nderimi i duhur që brezi i ri i çiklistëve të Vllaznisë do t’i bëjnë atij.

 

Lexoni dhe kete

ANTON QAFARENA: EMOCION I MADH TË LUASH NË BUNDESLIGË

Volejbollisti shkodran Anton Qafarena ka mbyllur një sezon të parë shumë të suksesshëm në Gjermani …