Tuesday , 22 October 2019

NË FUNDJAVË NIS KAMPIONATI I FEMRAVE, VLLAZNIA PRETENDENTE

Po këtë fundjavë do të nisë edhe kampionati kombëtar i futbollit të femrave. Risia e këtij kampionati të rradhës është edhe rritja e numrit të skuadrave pjesmarrëse. Nga 11 që kanë qenë sezonin e kaluar, në sezonin e ri do të jenë 12 skuadra të cilët do të konkurrojnë me njëra- tjetrën. Federata Shqiptare e Futbollit ka rregjistruar ekipin e Termit si më të riun në këtë kategori dhe tashmë ai do të konkurrojë bashkë me të tjerët në një kampionat ku gara për vendin e parë sërish pritet të jetë e kushtëzuar. Pjesmarrja e Vllaznisë e bën atë automatikisht skudrën pretendente për titullin kampion. Katër titujt e fundit të fituar rradhazi, do të jenë një nxitje për të fituar edhe të pestin. Presidenti Lazer Matija ka ruajtur grupin e vajzave me të cilin mori pjesë edhe në ndeshjet e Ligës së Kampioneve ku bëri një paraqitje shumë të mirë duke fituar dy ndeshje dhe duke zënë vendin e dytë në grup. Një gjë e tillë tregon më së miri për diferencën që kampionet në fuqi të Shqipërisë, kanë me të gjitha ekipet e tjera pjesmarrëse. Vllaznia ka katër sezone që nuk njeh as humbje në kampionat dhe kjo ia shton edhe më shumë vlerën këtij ekipi.  Por përveç saj, në kampionatin e sivjetëm të femrave do të marrin pjesë edhe dy ekipet e tjera shkodrane, Juban Danja dhe ai i Akademisë Ajaks. Edhe këto dy të fundit janë munduar të rregullojnë diçka në përbërjet e tyre megjithatë edhe objektivi i tyre ashtu si i Tiranës, Apolonisë dhe Kinostudios, do të jetë zënia e vendit të dytë. Vllaznia që në pamje të parë duket e pamposhtur megjithatë duhen pritur ndeshjet e para për ta konfirmuar këtë gjë.

Lexoni dhe kete

ÇINARI: KEQARDHJA QË I SHËNOVA VLLAZNISË, POR JAM PROFESIONIST

Fitorja 3-1 ndaj Vllaznisë i ka lumturuar të gjithë në kampin e kuq. Drejtori i …