NË FUNDJAVË NISIN NDESHJET E KUPËS PËR FEMRA

Futbolli i femrave në Shqipëri nuk do të ndalet pas përfundimit të kampionatit. Kjo ngaqë këtë fundjavë do të nisin ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Federata ka bërë një ndryshime sivjet duke vendosur ta zhvillojë Kupën në fundin e sezonit dhe jo në mesin e tij siç ka ndodhur zakonisht. Kjo është bërë me qëllim zgjatjen e sezonit dhe mbajtjen e futbollisteve të ekipeve në tonus, kuptohet për t’i shërbyer edhe ekipeve tona kombëtare. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë tetë ekipet më të mira të sezonit të kaluar dhe po ashtu, edhe skema e tij është e përcaktuar.

Vllaznia do të ndeshet në Shkodër me ekipin e Akademisë Ajaks ndërkohë që edhe ekipi tjetër shkodran, ai i Juban Danjës do të luajë po në Shkodër me ekipin e Kinostudios. Ndërkohë, po sipas skemës së përcaktuar që më përpara, nëse Vllaznia dhe Juban Danja do ta kalojnë këtë tur, do të ndeshen me njëra- tjetren në gjysmëfinale. Nisur edhe nga paraqitjet në kampionat, pritet që finalja të diskutohet sërish në mes Vllaznisë dhe Apolonisë, dy ekipeve më të mira aktualisht në futbollin e femrave në vendin tonë.

Fieraket padiskutim që do të tentojnë të bëjnë suprizën e madhe por kuptohet që nuk do ta kenë të lehtë sepse përballë do të kenë Vllazninë e shumë trofeve. Kjo e fundit pas fitimit të titullit të shtatë kampion rradhazi, do të tentojë edhe fitoren e Kupës. Nëse realizohet kjo, do të jetë edhe kupa e shtatë që vajzat kuqeblu do të bëjnë të tyre duke vendosur hegjemoninë e tyre të plotë në futbollin shqiptar të femrave.

Lexoni dhe kete

VATA: VLLAZNIA DUHET TË JETË PJESË E ELITËS

Nëse Vllaznia neglizhon ndaj kundërshtarit mund të dalin e humbur nga sfida me Besëlidhjen. Shprehet …