Saturday , 20 January 2018

NE JANAR NIS IMPLEMENTIMI I SKEMES SE RE TE NDIHMES EKONOMIKE

Nje takim me 33 administratoret e njesive administrative te Qarkut Shkoder eshte zhvilluar kete te Enjte ne qytetin e Shkodres. Ne fokus ishte skema e re e ndihmes ekonomike, qe do te filloje implementimin ne janar te vitit te ardhshem. Drejtorja e sherbimit social ne Qarkun Shkoder, Valbona Tula, tha se te gjithe ato qe kane aplikuar prej 1 viti dhe qe kane bere ndryshime ne kushtet e tyre familjare duhet te shkojne edhe njehere te administratoret, si edhe te jene te kujdesshem qe te jene te rregjistruar si punekerkues.

Tula shtoi se jane bere 13 mije aplikime per skemen e re te ndihmes ekonomike.

Ajo kerkon ne fund qe familjet te zbatojne pikat e kerkuara nga sherbimi social, ndersa beri me dije se shuma maksimale qe do te marre nje familje eshte 80 mije leke te vjetra.

Lexoni dhe kete

DËMSHPËRBLIMET E TRASHIGIMTARËVE TË DËNUARVE POLITIK

Ministria e Financave ndërmorri një vendim për të shtyrjen e afatit të dëmshpërblimit për trashigimtarët …