Breaking News

NË KATËR MINUTA GRABITEN DY KASAFORTA, TË CILAT NË ORËT E PARA TË MENGJESIT U GJENDËN NË AFËRSI TË MILOTIT

Zyrat postare ne qytetin e rreshenit jane grabitur ne oret e para te dites se sotme rreth ores 4. Pavarsisht se rojet e sigurise kane mberritur shume shpejt nga zyrat jane marre dy kasaforta qe jane ngarkuar ne nje atuomjet nga katër grabitës. Nga verefikimi i kamerave të sigurisë rezulton se grabitja ka zgjatur rreth 4-5 minuta. Grabitësit kanë shtremberuar kameren e jashtme të sigurisë ndersa kane përdorur mjete të forta per te hyre ne ambjentet e postës dhe prej aty kanë marrë dy kasaforta të lëvizshme. Kanë qenë kamerat e brëndshme që kanë fokusuar katër persona, të gjithë me maska dhe doreza. Nga burime pranë policisë eshte bere e ditur se ne kasaforta ka pasur një sasi të konsiderueshme pullash postare, si dhe kupona pasaportash por brenda tyre nuk ka patur vlera parash. Grabitësit i kanë hedhur kasafortat në afërsi të Milotit, pasi kanë parë që nuk u vlejnë dhe mund të identifikoheshin. Policia i ka gjetur ato dhe kuponët në afërsi të Milotit, ndersa ka nisur hetimet ne lidhje me kete ngjarje.

Lexoni dhe kete

AKSIDENTET NE RRUGET E SHKODRES

Alkooli, shpejtësia tej normave të lejuar, dhe mos rrespektimi i sinjalistikës rrugore janë shkaqet kryesore …