“NE KONTENIER NUK KA INTERNET”

Të shumtë janë ata që thonë se jetojmë në shekullin e teknologjisë, por kjo nuk vjen për dhjetra familje në zonat rurale të qarkut të Lezhës. Që prej 26 nëntorit, 4 fëmijët e familjes Doçi në Fushë-Mamurras, si shtëpi përdorin kontenierin.

Aksesi në internet për to është mision i pamundur. Duket se për këta fëmijë, zgjidhja e vetme do të jetë përsëritja e vitit shkollor.

Që prej marsit, kohë kur shkollat u mbyllën prej koronavirusit, janë të shumtë nxënësit, kryesisht në zonat rurale të Shqipërisë, që e kanë të pamundur të ndjekin mësimin online për shkak të mungesës së teknologjisë apo internetit.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …